Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e shtunë, 23 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Federata e Ping-Pongut e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Ping-Pongut “Vitia”, organizojnë turneun për seniorë në ping-pong “Flakadani i Karadakut”. (ShMT “Jonuz Zejnullahu”, Viti)

Nën përkujdesjen e Komunës së Ferizajt, organizohen disa aktivitete për të shënuar 30-vjetorin e demonstratave të 23 marsit 1989, Aktivitetet fillojnë në os 10:00 e përfundojnë në ora 16:00.

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana”, Ferizaj, në ora 11:00)

Shoqata “Miqtë e Amerikës” do ta bëjë zëvendësimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, në një ceremoni rasti. (Te Shtatorja e Bill Clintonit, Dardani, në ora 11:00)

Kolegji UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, në ora 11:00)

Ndahen shpërblimet e Garës Kombëtare në gjuhën angleze, ku morën pjesë 2000 nxënës nga 20 komunat e Kosovës. (Kolegji “Mehmet Akif”, Lipjan, në ora 11:00)

Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera” organizon edicionin e gjashtë të garës së inteligjencës “Eureka”. 255 finalistë nga 27 komuna, do të garojnë në finale. (Gjimnazi “Hasan Nahi”, Veternik, në ora 11:00)

Jepet shfaqja për fëmijë “Princeshat dhe Dragoi”, me regji nga Melihate Qena. (Teatri “Dodona”, Prishtinë, në ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nënë Terezë”, Prishtinë, në ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Grandit, Prishtinë, në ora 12:10)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, që e zhvillon të hënën, më 25 mars. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, në ora 16:30)

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec shënon 29-vjetorin e themelimit. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, në ora 17:00)