Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e enjte, 28 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Ora a parë e mësimit i kushtohet masakrës së Izbicës, në të gjitha shkollat e Komunës së Skenderajt.

Bëhen në Kompleksin e varrezave në Izbicë. (Fshati Izbicë në Skenderaj, ora 09:00)

Mbahet debate “Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve: Aktivitetet dhe sfidat”. (Hotel “Sirius”, 09:00)

Mbahet ceremonia e mbylljes së projektit të financuar nga BE-ja për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizëm të dhunshëm.  (“Swiss Diamond Hotel”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:30)

Federate e Sindikatave të Pavarura të Telekomit të Kosovës mban konferencë. (Ndërtesa kryesore e Telekomit të Kosovës, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Hartografia evropiane dhe territoret shqiptare”, që është koleksion nga Afrim Ethemi.

(Muzeun Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)Mbahet akademi përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës së Izbicës. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve.

Kuvendi i Kosovës, salla N 204, ora 13:00)Në kuadër të Javës se Gruas, mbahet tryeza lidhur me rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike përmes filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor. (Hotel “Emerald”, ora 13:40)

Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, vizitojnë parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. (Ish-baza e KFOR-it gjerman në Prizren, ora 14:00)

Oda e Avokatëve të Kosovës mbanë akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 15:00)

Bëhen homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan. (Gjilan, ora 15:00)

Mbahet akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit Agim Rashiti. (Teatri i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

Mbahet aktiviteti përmbyllës i muajit mars “Të arriturat e gruas”.  (Lokalin “Simple”, Gjakovë, ora 17:00)