Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e merkure, 24 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizon trajnimin për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. (Salla e Konferencave e KCSF-së, ora 09:00)

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon debat për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Hotel “Afa”, ora 10:00)

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit. (Salla për konferenca e Avokatit të Popullit, ora 10:00)

Qendra e Karrierës në kuadër të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm organizon “Panairin e Karrierës”. (Hapësirat e Qendrës së Karrierës në lagjen Taslixhe, ora 10:00)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë e hapjes së aktivitetit “Ditët e orientimit për maturantë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

Hapet Panairi i Studimeve, ku universitete të ndryshme të Kosovës dhe regjionit, do të prezantojnë profilet akademike. (Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, ora 10:30)

Hapet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”. (Qendra e Panaireve, fshati Shkabaj, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (KQZ, ora 11:00)Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajë një marrëveshje për të mbështetur Gjykatën Themelore të Mitrovicës. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)Mbahet debati publik “Uzurpimi i pronës në Kosovë – problem edhe pas 20 viteve”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)UNDP do të nënshkruajë një marrëveshje për të mbështetur Gjykatën Themelore të Mitrovicës. (UNDP, ora 11:00)

Mbahet konferencë për përurimin e fillimit të punëve për kinemanë e re të Cineplexx në Prizren. (Qendra Tregtare “Galeria”, ora 11:00)

Mbahet takimi i radhës në kuadër të “Debateve në Riinvest”. (Instituti Riinvest, ora 11:30) Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon aktivitetin kryesor të shënimit të javës së imunizimit për këtë vit. (Fshati Magure i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

Mbahet seanca përfundimtare për rivendosje në lidhje me kërkesën e profesorit te Fakultetit Juridik, Mejdi Bektashi. (Gjykata Themelore në Pallatin e Drejtësisë, objekti A, numër 204, ora 13:30)