Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Banjska”, konfiskon 20 milionë euro pasuri të paluajtshme

Prokuroria Speciale më herët gjatë njoftoi se ka shënjestruar një rast të ri.

Në takimin e kryeprokurorit Blerim Isufaj me ekipin, u tha se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

PSRK-ja njofton se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë 30 vetura, si dhe pasuri të paluajtshme në vlerë prej 20 milionë euro.

Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, rasti në fjalë ka të bëjë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

Më 24 shtator, Serbia kreu agresion në Kosovë.

Si pasojë e një sulmi të armatosur mbi policinë nga një grup terrorist serb, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Udhëheqës i grupit terrorist nga Serbia, ishte Milan Radoiçiq.