Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e hënë, 29 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Mbahet ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të trajnimit profesional të inspektorëve të rinj të Inspektoratit Policor të Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën “Dialogu Kosovë – Serbi nën dritën e takimit në Berlin”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna. (KQZ, ora 11:00)

Bëhet zbulimi i shtatores së komandantit Ilaz Kodra në 20 vjetorin e rënies. (Sheshi i Drenasit, ora 12:00) Ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës organizojnë promovimin e librit të gazetares Nerimane Kamberi “Hotel ‘Grandi’ dhe reportazhe të tjera”. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:30).