Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e enjte, 9 maj dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë me temën “Pesë dështimet e Qeverisë në rrugën e integrimit Evropian”. (Zyrat e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, ora 10:30)

Mbahet protesta “Liri për çlirimtarët e Kumanovës”. (Para Komunë së Ferizajt, ora 11:00)

Mbahet konferencë për Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Polip” dhe Festivalin Ndërkombëtar të Romanit. (Kinema Armata, ora 11:00)

Organizohet Panairi i Ditës së Evropës. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:30)

Rinia Demokratike e Kosovës organizon aksion simbolik kushtuar Ditës së Evropës. (Pranë Monumentit të Skënderbeut në Prishtinë, ora 11:45)

Mbahet protestë për lirimin e luftëtarëve të rastit Kumanova. (Shehsi “Adem Jashari” në Lipjan, ora 12:00)

Në 21-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevci dhe dr. Hazim Malaj, mbahet akademi përkujtimore. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 13:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pas akademisë përkujtimore bën homazhe te varret e heronjve, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani)

Demokracia Studentore organizon ekspozitë të gjenocidit serb të kryer mbi popullatën civile në Kosovë. (Përball Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

Partia Socialdemokrate shënon 1 vjetorin e riorganizimit të saj. (Salla e Kuqe në Prishtinë, ora 18:30)

Me rastin e Ditës se Evropës organizohet pritja dhe shpallja e Çmimit Evropiani i vitit nga Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova. (Menza “Ramiz Sadiu” në Prishtinë, ora 19:00).