Ngjela: Ku do të ankohet presidenti i shkarkuar nga parlamenti kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese?

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi pasditen e sotme datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, dekretin e miratuar nga vet ai.

Avokat Spartak Ngjela e quan vendimin e Metës një marrëzi pasi ai e ka miratuar vet atë dekret, ndërsa shtron mundësinë e shkarkimit të tij nga mazhoranca. Shkarkimi i tij është akti më i drejtë juridik shkruan Ngjela, duke shtuar se nëse ai shkarkohet ku do të ankimojë vendimin pasi s’ka Gjykatë Kushtetuese.

‘Çdo të bëjë Parlamenti i Shqipërisë: do ta çojë Presidentin Meta në ekspertizë psikiatrike; apo do ta shkarkojë me 2/3 e votave?

Mos harroni: Shqipëria është republikë parlamentare, nuk është republikë presidenciale.

Dekreti i shfuqizuar nga ai President që e ka lëshuar më parë atë dekret, për ditën e zgjedhjeve, është marrëzi.

Do të dijë ta analizojë maxhoranca aktuale?

Po Uashingtoni dhe Brukseli, çdo të thonë?

Shkarkimi është më i drejti akt juridik.

Ku do të ankohet Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese?

Ka një gjykatë. Është Gjykata e Strazburgut.

Prandaj Ilir Metës, pas shkarkimit të tij, i mbetet t’i drejtohet Gjykatës së Strazburgut.

Shqipëria është anëtarë në pranimin e asaj Gjykate. Për Shqipërinë, në funksion të të drejrave të njeriut, ajo është Gjykata më e lartë’, shkruan avokat Spartak Ngjela.