Ngrihet aktakuzë ndaj ish-ministrit serb që i quajti shqiptarët terroristë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili gjatë mandatit kishte thënë se masakra e Reçakut ka qenë e trilluar dhe shqiptarët i ka quajtur terroristë.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik’.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.