“Nuk ka pikur nga qielli”, Avokati i Ridvan Muharremit “fton” Ministren Hajdari të sqarohet

Arrestimi i Ridvan Muharremit në lidhje me skandalin për rezervat shtetërore, bëri që Ministrja Rozeta Hajdari të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo provoit ta heq vëmendjen duke thënë se nuk e njeh Ridvan Muharremin, e se nuk e di kush është

Avokati i Muharremit në një prononcim për Nacionaleni i ka komentuar deklaratat e ministres Rozeta Hajdari. Avokati tha se Ridvan Muharremi nuk ka pikur nga qielli.

Këto sene keni me i pa vet që kanë me u ndriçu. Le te mban ministrja, le të sqarohet, vjen koha. Ridvani nuk është marrë prej qielli, është marrë me lutje, edhe ia ka pa sherrin lutjes. Ka hyrë me qëllimin më të mirë për me dhanë kontribut të vogël, edhe ka ndje si privilegj shtetëror. Kurrë kur kanë ndodhur këto gjana, agresioni rus në Ukrainë, ka shkaktuar tërmet të madh në krejt botën. Kush jem na Kosova me mujt me ndiku në ato rrethana. Unë nuk merrem me ministren, le të merret dikush tjetër, është prokurori, është ajo zonja vetë, le ti jep sqarimet se për Minitrinsë z.Ridvan nuk është anonim. Ky as nuk ka nënshkru, as nuk ka udhëzime për caktimine kushteve të negocimit, se këtij nuk i ka interesuar sepse përgjegjësinë për anën ligjore zbatimit të normave e mbanë Ministria jo Ridvan Muharremi. Ajo do të sqarohet, me siguri do të sqarohet vetë”, ka deklaruar avokati Mahmut Halimi.