Ngritja e çmimeve, Deliu: Qeveri populiste, refuzon çdo ide të opozitës

Inflacioni në vend ka shënuar rritje rekorde 14 % e për këtë janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve bazë përfshirë këtu edhe atyre të karburanteve.

Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa për krizën ekonomike si ajo duke ndarë nga 100 euro për sektorin privat, pensionistët, kategoritë sociale, studentët e të tjerë.

Krahas kësaj, dje ka nisur një nismë e re për ato familje që nuk kanë asnjë të punësuar e që mund të gjejnë një vend pune, ku Qeveria do të subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto apo 300 euro për gjashtë muajt e ardhshëm.

Por, një deputetet e opozitës po i sheh këto masa të ekzekutivit si jo të mjaftueshme për shkak të krizës ekonomike dhe vendime populiste.

Blerta Deliu thotë për Gazeta Blic se vendet e rajonit por edhe të BE për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve kanë marrë masa me ekstreme në favor të qytetarëve të vendeve të tyre.

“Ju e dini që ne nga Qeveria kemi herë që kërkojmë rritje të pagës dhe ju e dini që krahas rritjes së çmimeve nuk ka ndryshuar asgjë në raport me pensionistët dhe të tjerët…Dhe kemi një moment që nga Kosova po ikin ‘truri’ i Kosovës siç janë mjekët dhe të tjerët madje pas Gjermanisë kemi thirrje edhe nga Austri për këto kuadro. Krahas kësaj, kemi mungesë të politikave të qeverisë. Dhe ju e dini shumë mirë se paga aktuale në Kosovë nuk plotëson nevojat dhe kërkesat e qytetarëve sepse shporta e konsumit është rritur, prandaj kemi pasur iniciativa të ndryshme, rezoluta në Kuvend, nga departamenti në kuadër të PDK-së që ka shfaqur platformën se si PDK e sheh zgjidhjen e këtij problemi, për të marrë masa sa s`është bërë vonë… paramendojeni sa do të jetë në dimër konsumi dhe çmimi i energjisë elektrike, po ashtu rritja e çmimit të konsumeve dhe këto do të jenë të papërballueshme për qytetarët”, thotë Deliu.

Sipas saj, nisma e Hekuran Muratit për një të punësuar që s`ka asnjë të punësuar është ide e pamatur.

“Masat që janë prezantuar dje nga Hekuran Murati janë masa ad hoc për një gjashtë mujor po e them janë vetëm 6 muaj kohe, masë e pamenduar mirë që nuk garanton një stabilitet ekonomik më të gjatë. Ka pasur parti politike që kanë ide të tilla si p.sh Nisma për Kosovën dhe kjo assesi nuk arrin që të rregullojë tregun e zhvillimit në Kosovë, nuk arrin që ta përmirësojë jetën e qytetarëve politika populiste”, thotë ajo.