Nis ceremonia e varrimit të Albright, këtu mund ta ndiqni LIVE

Më shumë se njëmijë e 400 personalitete dhe zyrtarë qeveritarë janë duke marrë pjesë në funeralin e Madeleine Albright, të mërkurën, duke bërë nderime për gruan e parë që shërbeu si sekretare e shtetit, e cila vdiq muajin e kaluar në moshën 84-vjeçare.

Presidenti Biden, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të mbajnë fjalime, duke e nderuar Albrightin në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

Bill Clinton zgjodhi Albrightin si sekretaren e tij të shtetit në vitin 1997 dhe ajo shërbeu deri në fund të mandatit të tij në vitin 2001.

Në ceremoni po marrin pjesë edhe sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtori i CIA-s, William Burns, dhe kryeshefi i Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, ish-presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama, si dhe disa liderë të huaj, ndër ta edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti.