Studenti në Rusi hap zjarr ndaj shokëve të klasës, vret njërin prej tyre, pastaj edhe veten – ka edhe disa të plagosur (video)

Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi një student 19-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të tij të klasës – dhe më pas vrau veten – në një kolegj në qytetin e Lindjes së Largët të Blagoveshchensk të Rusisë.

Sipas mediave ruse, përcjell Telegrafi, i armatosur me një armë gjahu, sulmuesi hapi zjarr në klasën e tij, duke plagosur rëndë disa persona.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe ia ktheu armën vetes.

https://twitter.com/Kislenky/status/1194817456705081346?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1194817456705081346&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fstudenti-ne-rusi-hap-zjarr-ndaj-shokeve-te-klases-vret-njerin-prej-tyre-pastaj-edhe-veten-ka-edhe-disa-te-plagosur%2F