Nis mbledhja e veteranëve, pritet organizimi i protestës gjithëpopullore pas aktakuzave të Speciales

Në këto momente po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Organizatës së Veteranëve të Luftës, shkruan Fokusi.info.

“Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së, ka shkruar sekreari dhe U.D. i kryetarit të OVl UÇK-së”, Faton Klinaku.

Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi për organizimin e protestës pas aktakuzave të konfirmuara nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së.

Pas mbledhjes, pritet që drejtuesit e organizatës të dalin para mediave ku edhe do të kumtojnë lajmin për organizim të tubimit.