Nis ndërtimi i memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë

Sot ka ndërtimi i memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vendin ku për herë të parë me 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Është nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, që ka publikuar foto nga fillimi i ndërtimit të memorialit, ndërsa thotë se ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë.

“Sot filluam ndërtimin e memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vendin ku për herë të parë me 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht në skenë, për t’i treguar popullit tonë por edhe gjithë botës, se ky vend ka djem e vajza që do të luftojnë dhunën dhe mizoritë e regjimit serb në Kosovë.
Ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë!”, ka shkruar Lushtaku.

Në vendosjen e gurthemelit të këtij projekti morën pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, deputetët Mërigm Lushtaku e Ganimete Musliu dhe ish-komandati i UÇK-së, Jetullah Geci, si dhe zyrtarë të tjerë e qytetarë.