Nis takimi i kryeministrit Kurti me kancelaren Merkel

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sapo ka filluar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kurti ka njoftuar se në këtë takim shoqërohet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian” shkruan kryeministri Kurti në Facebook.