Nis takimi mes grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së

Ka nisur takimi i grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës me atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot palët janë takuar për të diskutuar temat e bashkëpunimit që kanë të bëjnë me ekonominë, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim nga LDK po marrin pjesë Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Besnik Krasniqi, profesoresha e Ekonomisë, Hykmete Bajrami.

Ndërsa nga Vetëvendosje Glauk Konjufca, Besnik Bislimi, Hekuran Murati.