Ahmeti reagon pas ngjarjes që ndodhi në Lagjën e Spitalit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku mbeti i vrarë një person dhe tre të tjerë të plagosur rëndë.

Ai thotë se e ka pranuar lajmin me mjaft shqetësim, dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e njërit prej viktimave.

Siç ka thënë Ahmeti tashmë ka edhe persona të arrestuar, megjithatë ai thotë se informacionet e plota do të bëhen të ditura nga institucionet e rendit.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit.

Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen.