Nisen për në Kosovë trupat e pajetë të mërgimtarëve që vdiqën nga aksidenti në Kroaci

Trupat e pajetë të kosovarëve mërgimtarët të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e së dielës në Kroaci, janë nisur për në Kosovë.

Bartja e kufomave po bëhet falas nga automjetet e kompanisë ‘Pikëllimi’’ nga Slovanski Brod të Kroacisë.

Duhet përkujtuar që nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Kroaci kanë humbur jetën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se pas orës 22:00 në Aeroportin e Prishtinës do të arrijnë edhe shumë prej të lënduarve të cilët deri më sot janë trajtuar në kuadër të spitalit të Kroacisë në Brod.

VIDEO KËTU.