Nisi ecjen së prapthi për 800 kilometra, që të ngre vetëdijen mbi mbrojtjen e mjedisit (video)

Medi Bastoni nga Indonezia ka nisur ecjen së prapthi për 800 metra, për të ngritur vetëdijen mbi mbrojtjen e ambientit dhe të takojë presidentin.

Aktivisti 43-vjeçar është nisur nga shtëpia tij që ndodhet në East Java për në Xhakarta, që të takohet me presidentin Joko Widodo, që së bashku ta mbjellin një pemë në malin Mount Wills, transmeton Telegrafi.

Ecja prapa, për të simbolizon të shikuarit prapa të gjendjes se si ishte ambienti dhe tani që është shkatërruar në masë të madhe.

Derisa përpara e ka një pasqyrë me të cilën shikon prapa, ai planifikon të ecë në këtë formë nga 30 kilometra në ditë, derisa planifikon të arrij në cak më 17 gusht.

Kjo për shkak se në këtë ditë, shënohet 74 vjetori i pavarësisë së Indonezisë dhe do jetë një organizim edhe më i mirë.