Tahiri: Raportimi i kryeministrit është obligim kushtetues

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri.

Ai tha se raportimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvend është obligim kushtetues.

“Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit dhe është obligim i Rezolutës që është miratuar në Kuvend. E rëndësishme është që të kuptohet se në çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si do të jetë që kryeministri është pajtuar për Asociacionin”, tha Tahiri.

I pari i deputetëve të PDK-së theksoi se ka kërkuar përmes një rezolute të pranohen kërkesat e minatorëve që janë në grevë.

“Ne gjithashtu do të kërkojmë që në seancën e radhës që përmes një rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve. Mendoj që janë kërkesa të drejta dhe minimale”, theksoi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri.