Nisin hetimet për vërshimet në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore në rastin e vërshimeve që ndodhën mbrëmjen e 24 qershorit.

Si pasojë e vërshimeve në Pejë vdiqën dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar.

Lajmin se kanë nisur hetimet e ka konfirmuar për Front Online, Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.

“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”, tha Nikçipër Front Online.

“Shumë shpejt do të dalim edhe me njoftim zyrtar se çka kemi arritur të sigurojmë deri në këtë fazë”, shtoi ai.