Shpërndahen materialet e votimit nëpër Qendra Votimi, 7326 policë në terren

KZAZ në të gjithë vendin kanë nisur në orët e paradites së sotme shpërndarjen e bazës materialeve të nevojshme në të gjithë qendrat e votimit në vend. Procesi ka nisur fillimisht në Elbasan ku materialet zgjedhore janë stacionuar në pallatin e sportit, i cili nesër do të jetë i hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00 për të pritur votuesit.

Ndërkohë në kryeqytet shpërndarja është mbikëqyrur edhe edhe përfaqësues të OSBE-ODIHR .

Ndërsa në Tropojë, Has dhe Kukës materialet zgjedhore janë dërguar nëpër QV përmes mjeteve të ushtrisë, kjo edhe për shkak edhe të terrenit të vështirë.

Procesi ka qenë i qetë  në shumicën e KZAZ-ve në vend, dhe shpërndarja e bazës materiale është bërë përmes makinave private të shoqëruara edhe me një efektiv policie për të siguruar mbarëvajtjen e tij.

Siç bëri të ditur mbrëmjen e djeshme ministria e Brendshme, në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.