NISMA dënon gjuhën e Bahtirit: Askush nuk ka drejtë ta marrë ligjin në dorë

0
183

Nisma Socialdemokrate, përmes shefit të Grupit Parlamentar të saj, Haxhi Shala, ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga zyrtari i VV-së, Agim Bahitiri.

Shala ka thënë se kjo gjuhë nxitë dhunë dhe mund të çoj në trazira.

“Në këto 20 vite të pasluftës, Kosova dhe qytetarët e saj kanë dëshmuar maturi politike e qytetare, dhe këto vlera civilizuese duhet t’i promovojmë dhe rrisim akoma më shumë”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se të gjithë ne duhet t’i nënshtrohemi kushtetutshmërisë dhe askush nuk ka drejtë ta marr ligjin në dorë.

Postimi i plotë:

Dënoj ashpër gjuhën e përdorur nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, gjuhë kjo dhunë nxitëse që mund të çoj në trazira.

Në këto 20 vite të pasluftës, Kosova dhe qytetarët e saj kanë dëshmuar maturi politike e qytetare, dhe këto vlera civilizuese duhet t’i promovojmë dhe rrisim akom a më shumë.

Të gjithë ne duhet t’i nënshtrohemi kushtetutshmërisë dhe askush nuk ka drejtë të marr ligjin në dorë dhe të thërret për vëllavrasje në vendin tonë.

Thirrjet që nxisin urrejtje janë të dënueshme me ligj dhe pa dashur të interferioj është i mirëseardhur veprimi i Prokurorisë rreth këtij rasti.