Nitaj: Dikush nga opozita mund të bëhet pjesë e një “Qeverie Kukull”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar ashpër partitë opozitare të cilët po shprehen se vendi nuk mund të mbahet me qeveri në dorëheqje.

Ai thekson se në vend se opozita të merret me gjetjen e zgjidhjes për zgjedhje të menjëherëshme ata merren me atë se a duhet të qëndroj në zyre Haradinaj apo jo?

Tutje Nitaj shpreh frikën se ndonjë prej partive opozitare është bërë pishman që ka kërkuar zgjedhje të reja, dhe thotë se mund të bëhet pjesë e pazareve për krijimin e një qeverie teknike.

Postimi i plotë:

Keta pinjollet opozitare deshtuan ta rrezojne Qeverine Haradinaj dhe per gadi dy vjet, rrahen uje ne havan kot!

Tash te gjendur perballe nje deshtimi te tille, kane filluar te shesin mend se si vendi nuk po u dashka me pase qeveri as ne doreheqje!!!

Po ku e keni degjuar ju se me doreheqjen ose me shkarkimin e qeverise, nje shtet po mbetka pa qeveri!?

Disa prej jush, qe e paskeshit krejt kete kete ekspertize e kulture juridike, pse nuk po na jepni mend si si te shkohet ne zgjedhje menjehere, por po merreni nese Ramush Haradinaj duhet me ndejt ne zyre apo jo!!!

Apo i keni ra pishman e po ju dhimbsen mandatet dhe ne vend qe te flisni per zgjedhje prap po merreni me Ramushin!

Hiç nuk do te çuditesha qe ndonjeri prej jush, te filloi te “reflektoje” e te behet pjese e skenarit te krijimit te nje Qeverie Kukull, natyrisht kjo me arsyen e njohur tashme, “ na u dasht ta bejme per interesa vendit”!

Se mos eshte hera e pare! MN