Nitaj shpjegon procedurën e mandatimit të Kryeministrit të ri

Nënkryetari i AAK-së shpjegon procedurën e mandatimit të Kryeministrit të ri.

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Presidenti duhet t’ia japë mandatin fituesit, i cili obligohet të ndërtojë Qeverinë brenda dy javësh ose të shpallë dështimin.

Nitaj ka shkruar se gjithë interpretimet tjera janë fjalë të kota.

Nënkryetari i AAK-së ka shkruar se interpretimet e VV-se edhe mund t’i kuptojë se për hall e kanë, po “keta telallet nuk po i marr vesh ku e kane hallin!”.

Postimi i plotë:

Paskan dale keta ekspertat me i shpjegu praktikat e kushtetuten ne rastin e mandatimit te kandidatit per kryeminister. Jo po u dashka partia fituese te beje propozim me shkrim, jo po u dashka me u percaktu per kandidatin, jo po kjo jo po ajo…

Interpretimet e VV-se edhe mund t’i kuptoj se per hall e kane, po keta telallet nuk po i marr vesh ku e kane hallin!
Po mos u perpiqni me e zbulu rroten se e kane zbulu te tjeret para jush.

Ai qe ka fitu zgjedhjet duhet ta marre mandatin menjehere e pa diskutim dhe ta krijoje qeverine brenda afatit kushtetues, ose ta pranoje deshtimin! Prandaj jane dhene dy jave qe ai te provoje marreveshjen ose deshtimin!

Krejt te tjerat jane kopalla!

Kaq e thjeshte eshte kjo pune! MN