Një 35 vjeçar me origjinë shqiptare iu arratis dje pasdite policisë italiane, duke shkaktuar një aksident të fortë

Policia lokale në Nettunense pasi ra në gjurmët e shqiptarit, filloi ndjekjen e tij.

Njeriu i cili ishte vetëm në makinë afër Fontana di Papa, u kthye në një rrugë të brendshme ndërmjet Ginestreto dhe Corioli por për të shpëtuar ai goditi një makinë tjetër dhe më pas u përplas në mur me Audi A4-n e tij.

Karabinierët e ndaluan dhe e arrestuan atë. Atij iu gjetën disa gram drogë në xhep dhe qarkullonte pa siguracion makine.

Në makinën e goditur nga shqiptari në arrati ishte një familje, burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre.

Panorama.al