Një aksident komunikacioni në komunën e Pejës, ka të lënduar (foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si “Te Bunari”, derisa raportohet se ka edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e Policisë së Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin.