Një autobus bie në lum në Spanjë, tre persona kanë mbetur të vdekur

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër rezultojnë të zhdukur pasi një autobus pasagjerësh doli nga një urë dhe ra në një lumë në veriperëndim të Spanjës, njoftuan sot shërbimet lokale të urgjencës.

Sipas autoriteteve lokale, deri më tani dy të mbijetuarit e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës janë nxjerrë nga lumi Leres në Galicë, shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spitalet e afërta.

Përpjekjet e shpëtimit pengohen nga rrymat e forta dhe rrjedhat e shpejta të lumenjve të shkaktuara nga reshjet e dendura në Galicia.

Sipas të dhënave paraprake, në autobus ndodheshin nëntë persona, tha një zyrtar lokal.

“Nuk ka më trupa në autobus, ndaj vazhdojmë kërkimin për katër personat e zhdukur”, tha zyrtari.

Për momentin nuk dihen shkaqet e rrëshqitjes së autobusit nga rruga.