Një grua mbahet e mbyllur në banesë dhe keqtrajtohet, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në Leposaviq raporton se një femër shtetase e Serbisë ka njoftuar se i dyshuari i komunitetit boshnjak, e ka mbyllur atë në banesë dhe duke e keqtrajtuar dhe kanosur.

“Viktima femër serbe shtetase e Serbisë ka njoftuar se i dyshuari mashkull K-Boshnjak e ka mbyllur atë në banesë dhe duke e keqtrajtuar dhe kanosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/