Një grua vdes në Lipjan si pasojë e goditjes nga vetura

Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në Lipjan.

Sipas njoftimit për media, aksidenti ka ndodhur të enjten derisa i dyshuari duke ngarë automjetin në mënyrë të pasigurte ka goditur një këmbësor femër.

Viktima e cila ka pësuar lëndime të rënda ka ndërruar jetë në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.