Një gruaje në Prishtinë i vidhen unazat e argjendta nga dora, para dhe kartela e identifikimit

Një gruaje në Prishtinë, dje në rrugën “Zija Shemsiu”, i janë vjedhur disa gjëra me vlerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ky rast është duke u hetuar.

“Viktima ka raportuar se në rrugën e lartcekur, një person i panjohur mashkull ia kishte grabitur nga gishti dy unaza të argjendta, para dhe kartelën e identifikimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.net.