Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 10ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 17ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperendimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.