Një i plagosur me armë zjarri, niset me urgjencë në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri në Sukth të Durrësit. I plagosur ka mbetur një djalë i ri.

“Balkanweb” raporton se i riu është dërguar në gjendje të rënduar në urgjencën e qytetit. Spitali i Durrësit e ka dërguar me urgjencë për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

I plagosuri është një djalë i ri me mbiemër Osmani. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia është nisur në vendngjarje për të zbardhur gjithçka.