Video/Zëvendës ambasadori amerikan mbërrin në selinë blu, hyn nga dera anësore

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith ka mbërritur në selinë blu.

Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Kjo vizitë vjen në një moment kur situata në kampin blu nuk është e qetë. Vetëm pak minuta më parë në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, Grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD të cilët i gjetën dyer e mbyllura dhe nuk mundën të hyjnë në godinë.