Një i vdekur dhe 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, brenda kësaj periudhe është shënuar një viktimë, transmeton Fokusi.info.

Raporti i plotë i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës.

Nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.454.
Në total numri i rasteve aktive është 832.