Koronavirusi, mosha e të prekurve. Tre janë shtruar në Reaminacion

Tre të prekur nga koronavirusi janë të shtruar në reaminacion dhe kanë shfaqur shenja përmirësimi. Kështu deklaron kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në Facebook shifrat e javës të të prekurve nga koronavirusi.

10 i përkasin moshës nga 60 deri 80 vjeç, ndërsa 6 janë të moshën 50-60 vjeç, ndërsa katër të tjerë të prekur i përkasin moshës 30 deri 49 vjeç.

Më poshtë postimi i plotë i Ramës:

SOT, NË VIGJILJE TË JAVËS QË SIPAS TË GJITHA STATISTIKAVE NGRE FURTUNËN KEMI TË SHTRUAR 20 MOTRA E VËLLEZËR, NGA TË CILËT

10 JANË TË MOSHËS 60-85 VJEÇ

6 JANË TË MOSHËS 50-60 VJEÇ

4 JANË TË MOSHËS 30-49 VJEÇ

VETËM 3 PREJ TË SHTRUARVE JANË REANIMACION DHE 1 PREJ TYRE ME FRYMËMARRJE TË DREJTUAR. TË TJERËT JANË NË GJENDJE TË QËNDRUESHME DHE 3 NGA KËTA SHFAQIN SHENJA INKURAJUESE PËRMIRËSIMI

ZOTI U DHËNTË MJEKËVE E INFERMIERËVE QË KUJDESEN PËR TA TË GJITHË FORCËN E FRYMËZIMIN QË U DUHET DHE LUTJET TONA LEHTËSOFSHIN RRUGËN E KTHIMIT NË JETËN NORMALE TË ÇDONJËRIT PREJ TË SHTRUARVE