Donjeta Sahatçiu nënkryetare e Prishtinës, këta janë drejtorët e komunës nga PDK

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili në një konferencë për media ka bërë të ditur emrat e propozuar për drejtorë në Komunën e Prishtinës nga radhët e kësaj partie.

Ismaili theksoi se në marrëveshje me LDK-në janë pajtuar që PDK të ketë nënkryetarin e Komunës dhe pesë drejtori.

Tutje ai ka thënë që PDK ka emëruar për herë të parë një grua të përgatitur dhe me vullnet për angazhim si nënkryetare e kryeqytetit, e cila do të jetë Donjeta Sahatçiu.

Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, teksa Drejtor i Bujqësisë do të jetë Plator Gërdovci.

Ndërsa gjatë ditëve në vijim, Ismaili theksoi se pritet të emëroj edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.