Një këmbësor goditet nga vetura në Klinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

Ai njoftoi se këmbësori është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë për shkak të lëndimeve.

“18:05 policia është njoftuar se në fshatin Zajm përballë marketit ‘Nora’ në magjistrale, një automjet e ka goditur një këmbësor dhe mënjëherë është dërguar në Qendren e Mjeksisë Familjare në Klinë. Dhe përshkak të lëndimeve është dërguar në Qendren e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi për Indeksonline.