Një lajm i mirë nga sporti, Donjeta Sadiku fiton meçin e parë

Më në fund ka ardhur një lajm i mirë për sportin kosovar, në kohën kur po anulohen thuajse të gjitha ngjarjet sportive për shkak të koronavirusit.

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e ka fituar të shtunën meçin e parë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Donjeta garoj në Londër ku po mbahet turneu kualifikues. Sipas njoftimit të FBOXK, Donjeta e ka mposhtur boksieren gjermane Maya Kleinhans. Ajo tani është një hap më afër Lojërave Olimpike.