Ali vs Foreman, “Beteja e shekullit” që i dha famën Muhamed Aliut (Video)

Ishte ndoshta ngjarja më historike e boksit dhe vështirë se mund të ketë pasur një ndeshje me më shumë interes.

Në 30 tetorin e vitit 1974, kampioni i pamposhtur i peshave të rënda George Foreman u ndesh me sfidantin Muhamed Ali.

Një ndeshje me 8 raunde, ku Ali triumfoi në raundin e fundit duke rrëzuar me nokaut Foreman, kampionin e pamposhtur, shkruan Fokusi.info.

60 mijë persona ishin të pranishëm në stadiumin “20 Maji” në Kinshasa, Zaire sot Republika Demokratike e Kongos.

Nga shumë ekspertë të sportit ajo është cilësuar “Beteja e shekullit” dhe eventi më i madh sportiv i shekullit të kaluar.

Në videon më poshtë është përmbledhja e kësaj beteje epike./Fokusi.info/