Një person e fotografon votën në Prishtinë

Sot rreth orës 8:00, një person pasi ka votuar në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë, e ka fotografuar votën e tij.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre, Ilmi Reçica.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo vëzhguesit e procesit zgjedhor ua kanë dërguar Policisë të dhënat e personit në fjalë.