Sot fillon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Zyrtarisht sot fillon fushata parazgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ky raund do të mbahet në 21 komuna të Kosovës, njofton Fokusi.info.

Fushata do të zgjasë pesë ditë, nga sot deri më 12 nëntor.

Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën më 14 nëntor.