Një person gjendet pa shenja jete afër lumit Sitnica, policia vazhdon ta hetojë rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 15 janarit një person është gjetur afër lumit Sitnica pa shenja jete.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“Raportohet se afër lumit Sitnica është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Një rast tjetër i cilësuar si hetim i vdekjes ka ndodhur edhe në Podujevë.

Një person është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor por që mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, dhe 12 janë dërguar në mbajtje.