Vjosa Osmani nuk e përmendi UÇK‘në në fjalimin e saj, Haxhiu: Turp çfarë̈ kryetare Kuvendi ka Republika e Kosovës

Bekim Haxhiu i PDK’së e ka quajtur skandaloz fjalimin e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, ku siç thotë ai, Osmani me vetëdije të plotë injoroj mijëraa dëshmorë të rënë në fushëbetejën me emblem të UÇK’së.

Haxhiu thotë se le ta kuptojnë vetë qytetarët nga rrjedhë gjithë kjo urrejtje patologjike për UÇK-së e kësaj gruaje të re e të mbushur me aq pezëm ndaj njerëzve të luftës së fundit.

Ja statusi i tij:

Fjalimi skandaloz i Vjosa Osmanit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në Ditën e Çlirimit.

Ajo me vetëdije të plotë, në fjalimin e saj injoroi tërsisht rolin e UÇK-së në çlirimin e vendit.

Vjosa injoroi mijëra deshmorë të rënë në fushëbetja me emblemën e UÇK-së.
Pa luftën e UÇK-së nuk do të kishte Ditë të Çlirimit, nuk do te kishte as aleancë te Kosovës me NATO-n, as nuk do te kishte mundësi qe Vjosa të ulej në ulsen e Kuvendit aq ma tepër si kryetare mosmirënjohëse.

Tani vetë qytetarët le ta kuptojnë nga rrjedhë gjithë kjo urrejtje patologjike për UÇK-së e kësaj gruaje të re e të mbushur me aq pezëm ndaj njerëzve të luftës së fundit.
Turp çfarë kryetare Kuvendi ka Republika e Kosovës!