Një person goditet nga vetura në Kamenicë (video)

Një veturë e ka goditur një person në qytetin e Kamenicës. Nga ky aksident dyshohet se personi i goditur ka mbetur i lënduar.

Për këtë rast me zëdhënësin e Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka kontaktuar indeksonline.

Ai e konfirmoi aksidentin dhe tha se një këmbësorë dyshohet të jetë i lënduar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.