Shtëpia pesë-katëshe që është dizajnuar të rrijë vertikalisht mbi dallgët e oqeanit (foto)

“Hosue Cliff” ose “Shtëpia Shkëmb” është projektuar për bregun jugperëndimor të Australisë dhe qëndron e varur në një shkëmb me anë të disa trarëve mbështetës.

Koncepti i shtëpisë u krijua nga specialistët e arkitekturës australiane Modscape Concept.

Ata thanë:

Shtëpia vizualizohet si një shtrirje e natyrshme e shkëmbit se sa një shtim në peizazhin, duke krijuar një lidhje absolute me oqeanin.Pozicionimi unik u jep banuesve të shtëpisë një lidhje të pabesueshme me oqeanin poshtë, duke lehtësuar problemet e ndërtimit që lidhen me ndërtimin mbi shkëmbin e pabarabartë.”

Në faqen e tyre, arkitektët thonë se qëllimi i tyre është të krijojë ‘një lidhje absolute me oqeanin’.