Një person tenton të vetëvritet në Prishtinë, parandalohet nga Policia

Sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht te Shkolla “Pavarësia” një person ka tentuar të vetëvritet.

Pas kësaj në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë, të cilët e kanë parandaluar rastin.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:40 policia ka pranuar informatën dhe menjëherë të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që, policia e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë.

Informacion shtesë:

Rreth orës 18:00 njësitet e specializuara të policisë kanë arritur të depërtojnë në objekt dhe parandalojnë pasojat e rënda për jetën e këtij personi.

Aktualisht ekipet mjekësore po i ofrojnë trajtimin e nevojshëm.

Gjithçka është vënë nën kontrollë”./Indeksonline/