Shoqata e naftëtarëve kërkon që të anulohen udhëzimet administrative ose do të protestojnë

Shoqata e naftëtarëve kundërtshton udhëzimet administrative për kalibrimin e pishtoleve të cilat janë bërë, sipas tyre, për interesa personave dhe korruptive.

Nga kjo shoqatë kërkojnë që të anulohen të gjitha udhëzimet administrative për naftëtarët që janë marrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Në një prononcim për IndeksOnline kryetari i shoqatës, Fadil Berjani ka thënë se ndër kërkesat e tyre është që kontrollimi i cilësisë së derivateve të bëhet nga dogana e Republikës së Kosovës.

Për këtë çështje nga kjo Shoqatë janë takuar me kryeministrin Avdullah Hotin i cili kërkoi nga MTI që të anulohen udhëzimet të cilat janë në kundërshtim me standardet e BE-së, qëndrim të cilin e mbështetën krerët e shoqatës.

“Shoqata e naftëtarve në qofse nuk mirren parasysh interesat tona do të protestojmë para ambasadës Amerikane dhe Gjermane derisa të zbatohen standardet e BE-së, e jo ato korruptive”, tha Berjani IndeksOnline.