Sherr me grushte dhe sende të forta, një i plagosur

Një person u plagos pasditen e sotme në qytetin e Korçës, pasi u qëllua me sende të forta dhe grushte pas një sherri rreth orës 18:30.

Sipas policisë i plagosuri është D.M. 67 vjeç, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3 në Korçë. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku duken njollat e gjakut.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.