Haradinaj nderon Walkerin me medaljen “Skënderbeu”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Skënderbeu” ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Kosova është me fat që e ka pasur gjithnjë përkrahjen e Walkerit.

Postimi i plotë:

Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë.

Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare.

E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti.

Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan.

Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës!

RH